Gjakova nderon gazetarin David Chater
Gjakovë, 7 maj - Komuna e Gjakovës, nëpërmjet një vendimi të Kuvendit Komunal, ka vendosur ta nderojë gazetarin e SKY NEWS, David Chater.
Në vendim është thënë se miratohet kërkesa për shpalljen e gazetarit të Sky News, David Chater, Qytetar Nderi i Komunës së Gjakovës, me motivacionin për meritat e jashtëzakonshme në parandalimin e masakrës serbe ndaj qytetarëve të pambrojtur të Gjakovës.