Gjakova detyron kategoritë e liruara me ligj të paguajnë për shërbime shëndetësore
Gjakovë, 15 korrik - Partia Alternativa në Gjakovë ka njoftuar se me një urdheresë të pa shkruar, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale, Adelina Shehu Kola, kanë urdhëruar menaxhmentin e QKMF-së në Gjakovë, që në kundërshtim me nenin 22 të ligjit për shëndetësi, të marrin pagesa për shërbime shëndetësore edhe kategorive të liruara nga pagesat, siç janë pensionistët, përsonat me aftësi të kufizuara, shfrytëzuesit e skemës sociale, invalidët e luftës, nxënësit etj.
Pagesat ndaj kategorive të lartëpërmendura sipas Alternativës janë duke u aplikuar tash e disa javë në të gjitha Qendrat e Mjeksisë Familjare në Komunën e Gjakovës.
"Ky detyrim i qeverisjes lokale në Gjakovë, rëndon edhe më shumë jetën e vështirë socio –ekonomike të qytetarëve të kësaj Komune, si dhe tregon bajraktarizimin e Aleancës dhe të tjerëve në raport me qeverisjen e Gjakovës", thekson Alternativa.
Alternativa në Gjakovë, i kujton Ardian Gjinit se është kryetar për t’ju lehtësuar jetën qytetarëve e jo për t’ju rënduar përditshmërin e tyre.
Qeverisja lokale nuk është vetëm të ndërtosh mure dhe asfallt, por të krijosh kushte të barabarta për mirëqenjen e gjithë qytetarëve pa dallim.
Vendimet e tilla që mbahen të fshehta dhe hudhja e përgjegjësisë diku tjetër, tregojnë pa aftësin e kryetarit për të qeverisur drejt dhe aftësin e tij për të qeverisur mbrapsht.
Alternativa i bënë thirrje organeve të drejtësisë, që të hetoj dhe të dënoj të gjithë akterët që kanë sjellë këtë vendim në kundërshtim me ligjet, aktet nënligjore dhe vendimet për lirimin e kategorive të caktuara nga pagesat, kurse urgjentisht presim ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e këtij akti të jashtëligjshëm ndaj kategorive që janë të liruara nga pagesat për shërbime shëndetësore.