25 Dhjetor 2024

GIZ përkrahëse në fuqizimin e koordinimit në përmbushjen e prioriteteve të MD-së

Prishtinë, 4 qershor -  Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, ka takuar sot Sekretaren e Parë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, znj. Vera Baumann, si dhe znj. Rrona Berisha, këshilltare ligjore e angazhuar nga GIZ.

Gjatë takimit, ministrja Haxhiu prezantoi prioritetet e Ministrisë, duke theksuar këtu reformën e domosdoshme në gjyqësor, nisur nga Rishikimi Funksional, vettingu e deri te çështja e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, Ministrja Haxhiu iu referua edhe nevojës për fuqizimin e mekanizmave për luftimin e dhunës në familje dhe plotësim/ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Juridike Falas, në dritë krijimit të mekanizmave shtesë të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.

Lidhur me këtë të fundit, znj. Berisha e informoi Ministren mbi aktivitetet me të cilat GIZ mund të mbështesë Ministrinë, nisur nga qasja në drejtësi për qytetarët përmes qasjes më të lehtë ndaj Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, e cila konsiston në krijimin e zyrave rajonale shtesë, si dhe fuqizimit të data bazës së Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Për më tepër, znj.Baumann i ofroi mbështetje Ministres në ngritjen e kapaciteteve në dritë të konfiskimit civil, proces ky që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, përkatësisht zhvillohet nga grupi punues për hartimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë.

Ministrja Haxhiu shprehu falënderim të veçantë ndaj ndihmës së këtillë dhe shprehu përkushtim në fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit ndërmjet Ministrisë dhe Ambasadës gjermane e agjencive të financuara nga Republika Federale e Gjermanisë, në arritjen e prioriteteve të Qeverisë, përmes iniciativave të përbashkëta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)