Giffoni: Zhvillimet në Kosovë nuk janë pengesë për bisedime
Prishtinë, 7 tetor - Përfaqësuesi i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori italian në Prishtinë, Michael Giffoni, nuk beson që zhvillimet e brendshme në Kosovë do të jenë pengesë për fillimin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit për çështjet e interesit të përbashkët.
Për radion britanike BBC, Giffoni tha se është i sigurt se situata e brendshme do të menaxhohet në mënyrë të drejtë dhe se një dialog për të krijuar kornizën e bisedimeve do të nisë së shpejti me një klimë pozitive.
Giffoni tha se dialogu është një mundësi të mirë që nuk duhet të humbet në të kundërtën, tha ai, do të krijohen probleme për komunitetet dhe qytetarët.
Ai tha se veriu i Kosovës nuk është çështje më vete dhe nuk mund të ndahet nga problemet e tjera.