Giffoni: Asociacioni nuk është nëkundërshtim me kushtetutën
Prishtinë, 25 prill - Ambasadori italian në Kosovë Michael Giffoni, ka komentuar rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në një intervistë për Tribunën, Giffoni thekson se asosacioni nuk do të thotë të veprohet jashtë ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovë, por do të ketë një lloj legjitimiteti edhe nga Beogradi.
Ai ka thënë se marrëveshja ndryshon për të mirë gjendjen në veri pa rrezikuar funksionalizmin e Kosovës si dhe pa rrezikuar rënien ndesh të Beogradit me ligjet e veta.
Në pjesën e parë të intervistës ambasadori më jetëgjatë në Kosovë në krahasim më të gjithë homologët e tij nga shtet e tjera, ka folur në detaje për mënyrën se si mund ta ndryshojë veriun marrëveshja në Bruksel.