18 Janar 2025

GGD përshëndet emërimin e Hoxhës, ministre e Drejtësisë

Prishtinë, 11 korrik - Fuqizimi i rolit të gruas, është pasqyrë e orientimit civilizues të shoqërisë tonë, kështu vlerësoi   Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e emërimit të Dhurata Hoxhës, ministre e Ministrisë së Drejtësisë.

Duke përshëndetur vendimin e Qeverisë,  që z. Dhurata Hoxha, të jetë pjesë e ekzekutivit, kryetarja e GGD-ës, Blerta Deliu-Kodra, vuri në pah edhe  angazhimet e GGD-së për avancimin e rolit të gruas, për të  qenë pjesëmarrëse aktive në jetën politike, përfshirë këtu edhe përgjegjësitë ekzekutive.

Ajo po ashtu tha se, GGD-ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)