GGD dhe ambasadori Brathu vizitojnë Drenasin dhe Skenderajin
Prishtinë, 18 mars - Grupi i Grave Deputete, bashkë me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jan Brathu, do të zhvillojnë një vizitë në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, gjatë të cilës do të takohet me gratë e mbijetuara të dhunës seksuale.
Ndërkaq me pas delegacioni i GGD-së do të vizitojë edhe Shkollën profesionale në Skenderaj, investim ky i shtetit norvegjez.