07 Maj 2024

Gerxhaliu: Jo lule vetëm për sot por mbështetje dhe përkrahje për mote

Prishtinë, 7 mars - Bordi i Grupit të  Grave Deputete në përbërje: Flora Brovina, Donika Kadaj-Bujupi, Alma Lama, Suzan Novobërdali dhe Myfera Sinik, me ftesë të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vizitoi sot këtë institucion.

Gërxhaliu duke i shprehur mirëseardhje  Bordit të GGD-ës,  përgëzoi deputetet për punën e mirë që po bëjnë, në ngritjen dhe demokratizimin e vendit.

Ai tha se një vend është demokratik aq sa  ka arritur ta përfshijë gruan në procese demokratike. 

Gërxhaliu theksoi se OEK-u e sheh pozitën e grave deputete dhe involvimin e tyre ne sektorë te ndryshme dhe ne segmente te shoqërisë kosovare si diçka e rëndësishme.

“Por besoje qe nuk mjafton mbështetja vetëm nga OEK-u por duhet edhe nga institucionet e tjera t’ ua japin hakun qe e meritoni qe vërtete te jeni një zë spirituoz për proceset pozitive ne Kosovë . Jemi te vetëdijshëm për sfidat mirëpo ajo çka dua te them sot është se nuk dëshiroj dhe nuk dua te pajtohem me faktin qe veç sot tju dhurojmë lule po krejt vitin tju përcjellim me lule dhe për fat te keq takime te tilla ka vetëm me 7 ose 8 mars”, tha Gërxhaliu.
 
Ai theksoi se shoqëria kosovare ka me shume nevoje për deputete se sa qe ato kanë nevoje për shoqërinë.

“Gjithkush me sheh si një opozite por unë nuk jam opozite,  unë jam vetëm një realist i shoh problemet ashtu sic jane. Për  fat te keq ne Kosove eshte duke munguar kultura e pranimit te kritikes dhe veq ne Kosove kritika eshte armiqësi gjithkund tjeter eshte ane e te mesuarit. Une po ju pergezoj per punen po ju inkurajoj te vazhdoni dhe po ju garantoj qe ne OEK do ta keni nje mbështetje ne cdo moment, per cdo ide, per cdo gje qe shkon ne favor te procesit pozitiv ne favor te forcimit te pozites tuaj se vetem me nje angazhim me nej qasje konstruktive fare ju mund te sjellni do te kemi fryme demokratike ne Kosove” .

Znj.Donika  Kadaj- Bujupi duke u falënderuar për ftesën dhe përkushtimin e Odes Ekonomike për të inkurajuar gratë për veprimtari afariste, foli për rëndësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve të OE-së për trajnimin e grave për veprimtari ekonomike.

“Grupi i grave deputete e ka tejkaluar ate konceptin e ngushte ne sot vijme prej te gjitha partive politike edhe ato qe nuk jane me ne jane pjese e këtij grupi por fizikisht sot nuk kane mundur te vijne mirëpo jemi bere bashke dhe shpesh here kemi shkuar ndoshta ne disfavor te interesit qofte partiak qofte individual me qellim te ngritjes dhe evokimit te nej interesi te pergjithshem qe eshte interes ne te miren e vendit” tha Bujupi-Kada.

Ajo theksoi se ne parlament ka 40 gra deputete, dhe “ kemi deshire me thene se jemi grupi me i madh parlamentar me fokus te veçante gjate këtij mandati  do te orientohemi ne zhvillimet ekonomike, qofshin ato bujqësia, qofshin tema te tjera”.

Ajo po ashtu kërkoi nga Grxhaliu dhe OE-ja  ta përkrahin nismën e GGD-ës për blerjen e mamografit mobil.

Znj. Brovina foli për rëndësinë e përkrahjes së gruas nga zonat rurale etj., ndërsa  znj. Lama aktualizoi çështjen e  bashkëpunimit, sidomos gjatë hartimit të ligjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.

Në vijim, Gërxhaliu njoftoi anëtaret e Bordit se në kuadër të fuqizimit të gruas,  së shpejti do të konsitituohet Departamenti  i Gruas në Biznes. Në takim mori  pjesë edhe nënkryetarja e OE-së, znj. Zineta Daci, e cila u angazhua për fuqizimin ekonomik të gruas.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)