07 Maj 2024

Gërvalla: Riza Salihu nuk është vrasësi

Prishtinë, 7 mars - Familjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalles nuk u kanë bërë shumë përshtypje akuzat e rënda që ka bërë Ibrahim Kelmendi, në adresë të Riza Salihut.

Kelmendi në programin televiziv “Zona B” në Klan Kosova, ka thënë se Riza Salihu është i dyshuari kryesor në vrasjen e vëllezërve Gërvalla.

Madje vëllai i patriotëve Gërvalla, Hyseni, i ka quajtur “guxim të tepruar”, - deklaratat e Kelmendit, sipas të cilit, Riza Salihu nga Mushtitshti i Suharekës, ka gisht në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës në Gjermani.

Hysen Gërvalla, i cili jeton në Zvicër, ka thënë të martën për Express se nuk ka ndonjë dëshmi apo fakt se Riza Salihu është autori apo ka ndihmuar në vrasjen e vëllezërve të tij dhe shokut të tyre.

“Deklaratat e Ibrahim Kelmendit janë më tepër si guxim i tepruar. Ne si familje, deri më tani nuk kemi asnjë dëshmi apo diçka të ngjashme se Rizai ka gisht në vrasjen e tyre”, thotë Hysen Gërvalla nëpërmjet telefonit nga Zvicra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)