Gerantina Kraja këshilltare e Jahjagës
Prishtinë, 24 tetor - Presidentja Atifete Jahjaga ka emëruar Gerantina Krajën këshilltare për politikë të jashtme.
Më herët Kraja ka qenë këshilltare e presidentes vetëm për çështje të sigurisë, ndërkaq tash tutje do të mbulojë të dy këto fusha.
Këtë e ka konfirmuar të hënën për KosovaTimes, Arbër Vllahiu, këshilltar politik për media dhe marrëdhënie me publikun i presidentes Jahjaga.
Deri para një muaji, këshilltar i presidentes Jahjaga për politikë të jashtme ka qenë Qendrim Gashi, por ai nuk punon më në Presidencë, megjithëse është këshilltar i jashtëm i Jahjagës, dhe këtë punë e kryen pa pagesë.