Genoveva Ruiz Calavera viziton Kosovën
Prishtinë, 7 mars - Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, do të vizitojë Kosovën nga sot deri te enjten.
Gjatë vizitës, drejtoresha Ruiz Calavera do të takohet me udhëheqësit politik duke përfshirë kryeministrin Isa Mustafa, Ministren e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, Ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, Ministrin e Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Drejtoresha Ruiz Calavera do të vizitojë poashtu projektet e financuara nga BE-ja dhe do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, student dhe biznismenë.
Për shkak të një programi të gjerë, njoftim i veçantë për media do të lëshohet për çdo ditë të vizitës.