Gecët ndahen nga Daci nuk shkojnë në AAK
Prishtinë, 5 prill - Fadil Geci, ka deklaruar se rrugëtimi i tij me Nexhat Dacin prej tash e tutje ka marrë fund.
Unë nuk i shkoj prapa më Nexhat Dacit. Ai mund të bëjë koalicione më kë të dojë por jo në emrin tim. Bile mund të them se edhe të gjithë drejtuesit e degëve në Skenderaj, Drenas, Istog, Pejë po edhe në diasporës si në Suedi, Norvegji e Belgjikë kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të kthehen në shtëpinë e vjetër në LDK dhe kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjen për koalicion me AAK-në thotë Geci.
Ai shton se shumica e drejtuesve të degëve të LDD-së dhe shumica e anëtarësisë së kësaj partie po kthehen në LDK-në e Ibrahim Rugovës sepse me këtë parti i lidh tradita dhe fryma rugoviane.
Ai u bën apel të gjithë aktivistëve dhe anëtarësisë së mbetur të LDD-së që mos të shkojnë pas Nexhat Dacit në AAK-së, por të kthehen në LDK-në e Ibrahim Rugovës.
Fadil Geci ka folur edhe në emër të vëllezërve Geci të cilët tradicionalisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahës të filozofisë rugoviane.