22 Janar 2025

Gecaj: Vetëvendosja si Brigadat e Kuqe

Prishtinë, 14 tetor - Bajram Gecaj i LDK-së tha se arrestimi i Kurtit është jo politik me arsyetimin se “Albin Kurtit i është dërguar thirrja nga stacioni i policisë, po ai nuk i është përgjigj”.

“Kur policia dyshon se je i dyshuar për vepër penale atëherë e ka të drejtën me të marrë në stacion, nëse nuk i përgjigjesh thirrjes”, ka thënë Gecaj në emisionin \"Rrokum Roll\" të TV Rrokum.

Ai ka thënë se iu kishte dhënë mundësia Kurtit të deklarohet atëherë populli prapë do të kishte bërë protesta, sikur që bëre tash pas arrestimit të tij, e kjo i bjen hip se të vrava zbrit se të vrava.

Gecaj nuk i vlerëson veprimet e opozitës, e sidomos të Vetëvendosjes, duke e cilësuar si “veprim i Brigadave të Kuqe”.

Lidhur me marrëveshjet e nënshkruara, si ajo e demarkacionit me Malin e Zi dhe e Asociacionit të Komunave Serbe, Gecaj tha se i kanë studiuar fjalë për fjalë dhe se “vetëm është çue pluhur pa lidhje”.

“Këta po kërkojnë nga Kryeministri Mustafa me shkelë ligjn, sepse heqja e nënshkrimit është shkelje e ligjit, i cili u aprovua në Kuvend”

“Le t’i bëjnë 2/3 e votave dhe marrëveshja hiqet, nuk mund me heq nënshkrimin Isa Mustafa”, shtoi Gecaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)