Gecaj takohet me Ministrin për Çështjet Vendore, Bled Çuçi
Prishtinë, 24 prill - Zëvendësministri Bajram Gecaj ka pritur në takim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në krye me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore të Shqipërisë ,z. Bled Çuçi, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi dhe Deputetin e Kuvendit të Shqipërisë z. Bashkim Fino.
Në këtë takim është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm midis ministrive dhe mekanizmave të pushtetit lokal matanë e këndej kufirit dhe është diskutuar për aktivitetet e radhës midis dy vendeve në fushën e vetëqeverisjes lokale.
Në mënyrë të veçantë është trajtuar bashkëpunimi ndërkufitar midis vendeve në kuadër të Programit IPA të Bashkimit Europian, shkëmbimit të përvojave në fushën e reformave lokale dhe në stimujt e mundshëm për zhvillim ekonomik lokal në mënyrë të veçantë përgjatë brezit kufitar.
Ministri i Shqipërisë z. Bled Çuçi ka informuar në detje z. Gecaj lidhur me reformat e ndërmarra kohëve të fundit në Shqipëri dhe janë diskutuar edhe përvojat në administrimin e implementimit në dy vendet tona.