20 Janar 2025

Gecaj, Kongjeli e Maloku i bashkohen ekipit të LDK-së

Prishtinë, 14 maj - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën se partia që ai udhëheqë është e bindur se më 8 qershor do të fitojë zgjedhjet për ta qeverisur Kosovën, ndërsa ka theksuar se qeverisja e ardhshme e vendit do t’i përgjigjet të gjitha sfidave me të cilat përballet vendi.

Këto komente, Mustafa i ka bërë gjatë prezantimit të tri personaliteteve që iu bashkuan Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këshilltarit të deritanishëm në Ambasadën e Shteteve ë Bashkuara të Amerikës, Bajram Gecaj, profesoreshës së Fakultetit Ekonomik, Drita Kongjeli dhe artistit Valon Maloku.

Sipas kryetarit Mustafa, prurjet e reja janë aset i rëndësishëm për Lidhjen Demokratike, ndërsa bashkimi i personaliteteve dhe besimi në rritje i qytetarëve për LDK-në është siguri për fitoren e bindshme në këto zgjedhje.

“Me përgatitjen akademike dhe përvojën e tij në qeverinë Britanike e pastaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bajram Gecaj është një aset i rëndësishëm për LDK-në dhe për qeverisjen e ardhshme të Kosovës, ashtu sikurse edhe përgatitja akademike dhe përvoja e profesoreshës Drita Kongjeli që do të japë kontribut për zbatimin e programit të LDK-së për zhvillimin ekonomik. Po ashtu edhe përvoja e Valon Malokut do t’i shërbejë LDK-së për ta qeverisur në mënyrën e duhur vendin”, ka thënë Mustafa.

Këshilltari i deritanishëm i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Bajram Gecaj, ndërkaq është shprehur i bindur se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 8 qershorit dhe do ta drejtojë vendin kah integrimet euro-atlantike.

“Është kënaqësi të rikthehem në LDK dhe besoj se përvoja që kam fituar në Britani të Madhe dhe në Ambasadën Amerikane do të më hyjë në punë për t’i ndihmuar qeverisjes efektive dhe demokratike të Kosovës në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Gecaj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se partia që ai udhëheqë brenda afatit ligjor, të premten, do ta dorëzojë listën e kandidatëve për deputetë, ndërkaq ka paralajmëruar se ashtu sikurse e parasheh statuti i kësaj partie, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet të enjten dhe do të vendosë listën përfundimtare të kandidatëve të kpësaj partie për deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)