Gazetarët në luftë për informimin e saktë dhe luftimin lajmeve të rreme
Otava, 3 maj - Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit nderojmë punën dhe sakrificën e gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medieve për t’u dhënë zë të tjerëve duke ekspozuar padrejtësitë.
Mediet e lira janë garancë për një demokraci të fortë.
Kosova, pjesërisht e lirë, sipas raporteve ndërkombëtare, ka nevojë për gardian të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Gazetarët kanë një barrë mjaft të vështirë para vetes, jo vetëm informimin e drejt të publikut dhe rezistimin ndaj ndikimeve të ndryshme që cenojnë lirinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por edhe luftimin e jo profesionalizmit dhe lajmeve të rreme nga keqpërdorues të hapësirës mediale.
Me qëllim të avancimit të lirisë së medias dhe rritjes së nivelit të raportimit e komunikimit profesional, në këtë ditë simbolike nisë punën edhe Instituti për Komunikim të Avancuar – PUBLICO.
Publico, vlerëson rolin thelbësor të gazetarëve të lirë dhe profesionistë në prodhimin dhe shpërndarjen e informacionit ndërsa nënvizon rëndësinë e padiskutueshme të informacionit të verifikuar dhe të besueshëm, nevojën për edukim medial dhe luftën e përbashkët ndaj dezinformimit.
Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve dhe rritja e cilësisë së raportimit është e domosdoshme për t’u mundësuar qytetarëve ta njohin të vërtetën dhe për të rritur transparencën e llogaridhënien.
Publico do të angazhohet për pavarësinë mediale, pa të cilën nuk do të mund të sigurohej qeverisja e mirë dhe e drejta e vendimmarrjes.
Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit kujtojmë se shumë media dhe reporterët e tyre shpesh pengohen të bëjnë punën e tyre, vetë-censurohen dhe frikësohen në forma të ndryshme nga institucionet dhe grupet e interesit.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve të garantojnë sigurinë e medias dhe për të mbrojnë gazetarët në kryerjen e punës së tyre pa frikë.