Gaxherri kthehet pa kushte në LDK
Prishtinë, 13 maj - Ish-nënkryetarja e parë e LDD-së, Besa Gaxherri i mëshon idesë se koalicioni i Nexhat Dacit me AAK-në është i njëanshëm, ndaj është rikthyer në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo e vlerëson rikthimin në shtëpinë e vjetër, edhe pse në një moment të caktuar për shkak të interesave personale ia kanë kthyer shpinën.
Në një intervistë për gazetën Tribuna, Gaxherri nuk pranon të flasë për kushtet që kanë pasur për tiu bashkuar LDK-së.
Ajo që dua të them është se ka pasur biseda, ndërsa tani kemi një marrëveshje të përfunduar, por nuk konsideroj se ato duhet të jenë për opinionin, ka thënë Gaxherri.
Sipas saj, pesë degët e LDD-së do t,i bashkohen LDK-së, brenda pak ditësh.