Gati për Epopenë e UÇK-së
Prishtinë, 28 shkurt - Komisioni qeveritar për manifestimin e Epopesë së UÇK-së, ka bërë të gjitha përgatitjet për programin e këtij manifestimi.
Kryesuesi i komisionit, ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, tha se më 5, 6 dhe 7 mars do të fillojë me ceremoni ushtarake për të vazhduar me homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve në komunat e vendit. Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe program kulturo-artistik.
Manifestimi gjithpopullor në nderim të Epopesë së UÇK-së, në kujtim të komandatit legjendar Adem Jashari dhe gjithë deshmorëve të tjerë të rënë për lirinë e vendit, do të ketë një program të pasur gjatë tri diteve të epopesë. Ministri i forcës së sigurisë, Agim Çeku, tha se më 5, 6 dhe 7 mars do të organizohen ceremoni ushtarake, homazhe, program kulturor e artistik, për tu përmbyllur me natën e zjarreve.
Lidhur me problemet e viteve të kaluara për shkak të pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë me armë në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, ministri Çeku tha se tashmë ato probleme janë tejkaluar.
Ndërkohë, më 6 mars, në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, dëshmorëve të kombit dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Më 7 mars, do të organizohet nata e zjarreve duke filluar në kompleksin memorial Adem Jashari, ku do të ndizen flakadanët e zjarrit. Në të njëjtën kohë në të gjitha fushëbetejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbarë vendin do të ndizën flakadanët e zjarrit. Më pas në sheshin e Adem Jashari, në Skenderaj, organizohet një porgram kulturor e artisitk. Këtij manifestimi do ti paraprijnë edhe shumë manifestime të tjera sportive.