16 Janar 2025

Gashi vizitoi grevistët

Prishtinë, 3 qershor - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), Begzad Gashi me bashkëpunëtoret e tij, Sekretarin e partisë Binak Gashin dhe anëtarin e Kryesisë, Arsim Blakun, kanë vizituar sot Ibrahim Kelmendin, i cili me tre të tjerë kanë hyrë në grevë urie për ta shprehur protestën kundër padrejtësive që po u bëhen ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Është shumë humane kjo që po bëni. Për ne është detyrim t’ju vizitojmë, t’ju urojme sukses në kërkesat e juaj, gjithashtu forcë të mëtejmë”, ka thënë Gashi.

Kryetari Gashi duke biseduar me grevistët u ka premtuar atyre se do të bisedojë me autoritet gjermane për rastet e fundit, arrestimet e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Sa më parë që është e mundur do të bisedojë me autoritetet gjermane atje për këtë fenomen, edhe pse e dimë se gjyqësori është shumë i pavarur. Besojmë se sikur të gjitha proceset tjera edhe ky proces do të përfundoj në anën e së drejtës, në anën e UCK-së”, ka thënë Gashi, duke i bërë thirrje EULEX-it që të veproj i matur, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)