Gashi uron besimtarët katolikë për Kërshëndellat
Kërshëndellat na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, për ne dhe për brezat që vijnë.
Në këto ditë feste por edhe ditëve tjera duhet të jemi tolerant, duke shtrirë dorën e ndihmës e të përkrahjes për njeri-tjetrin, se vetëm kështu mund të ecim përpara si shtet.
Gëzuar Kërshëndellat, i nderuar Ipeshkvi Kosovës, Dodë Gjergji dhe ju besimtarë të krishterë! Paqja, shëndeti e mirëkuptimi mbretërofshin në familjet e juaja, është thënë në urimin e kryeartit Gashi.
Urojmë që këtë festë dhe festat tjera fetare qytetarët e Kosovës ti presin edhe më mirë në vitin e ardhshëm.
Të kemi një mirëqenie me të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , ka thënë në urimin e tij kryearti i Demokracisë Sociale të Kosovës Begzad Gashi.