16 Janar 2025

Gashi takon qytetarët e Prizrenit

Prishtinë, 28 janar- Kryesia e Partisë Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), ka mbajtur mbledhjen e rregullt të drejtuar nga kryetari Begzad Gashi.

Në ketë takim, kryetari Gashi ka folur rreth aktivitete të DSK-së në terren, konsolidonim e partisë, gjendjen sociale dhe politike në vend.

Kryetari Gashi duke folur për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit me rastin e largimit të Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë dhe dëmtimit të varrezave serbe në Kosovë, ka thënë se largimi i Landarit në Presheve ka qenë një akt qyqar kryekëput politik që ka bërë Serbia. “Largimi i Lapidarit të UÇPMB-së, ishte krejtësisht politik”, ka thënë Gashi.

Gashi, është ndalur edhe të dëmtimi i varrezave në Kosovë që sipas tij nuk është dashur të ndodh një veprim i natyrës së tillë në Kosovë.

“Dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë është i papranueshme dhe përshëndes vendimin e Qeverisë së Kosovës për të rregulluar varrezat që janë dëmtuar.

Ne duhet të kemi kujdes se si sillemi, nuk duhet të biem pre e provokimeve te të tjerëve. Çdo përpjekje jo demokratike e rrezikon dukshëm imazhin e shtetit tonë në politiken ndërkombëtare”, ka thënë Gashi, ka njoftuar zyra për informim e DSK-së.


Kryetari i DSK-së, ka mbajtur një takimin edhe me anëtarësi të degës së DSK-së në Prizren dhe qytetarë të cilët kishin shprehur interesimin për të parë programin e DSK-së dhe rolin që pritet të këtë DSK-ja në skenën politike në vend. Në këtë takim Gashi ka përshëndetur suksesin e arritur në Prizren, më që rast kanë aderuar një numër i madh anëtarëve të rinj në DSK.


Po në këtë takimi me qytetarë, Gashi ka kërkuar nga udhëheqja e degës në Prizren që më 25 mars të organizoi një takim me qytetarë të kësaj komune, pasi është edhe dita e demonstratave të Prizrenit.

 “Mbase më 25 mars është edhe data organizimit te demonstrative të Prizrenit të vitit 1981, të kemi një takim me qytetarë dhe të jetë edhe nisje e madhe për të marrë Prizrenin, dhe kjo komunë të udhëhiqet nga DSK.

 E gjithë veprimtaria ime ka pas të bëjë me këtë qytet dhe me rrethinën”, ka thënë Gashi para anëtarëve të DSK-së, qytetarëve në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)