19 Maj 2024

Gashi, takon personalitete të larta të SPD-së në Berlin

Prishtinë, 25 nëntor- Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, ketë javë ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur me personalitete të Partisë Socialdemokrate (SPD) në Berlin.

Kryetari, Gashi gjatë vizitës së tij në Berlin, ka takuar anëtarin e këshillit të Përgjithshëm të SPD-së dr. Michael Keiser, njëherësh shef i kompanisë mediale News Korps internacional për Amerikë, Britani dhe Gjermani, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe për progresin që ka arritur Kosova prej shpalljes së pavarësisë.
Keiser gjatë këtij takimi, ka ftuar kryetarin Gashi që të vizitojë redaksinë e këtij mediumi me përmasa botërore.

Kryetari Gashi, gjatë vizitës së tij në Berlin është pritur edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu. “Kryetari Gashi po ashtu është pritur edhe nga ambasadori i Kosovës në Berlin Skender Xhakaliu.

Gjatë këtij takimi z. Gashi ka informuar ambasadorin Xhakaliu për qëllimin e vizitës në Berlin. Gjithashtu, Gashi ka zhvilluar edhe një takim me zyrtarët e departamentit të çështjeve sociale dhe të familjes pranë SPD-së, ku është pritur nga shefi i grupit z. Juratovic”, është thënë në komunikatën e DSK-së.

Kryetari Gashi më pas ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Departamentit për politike të jashtme të SPD-së në zyrën e z. Gerard Erler, me Dirk Sewitzki.

Nga të gjitha këto takime me përfaqësues të SPD-së në Berlin është konfirmuar mbështetje e fuqishme për DSK-në në Kosovë. “Kryetari Gashi nga të gjitha takimet që ka pas ka marrë përkrahje nga përfaqësuesit e SPD-së për ecjen e mëtutjeshme të DSK-së.

Gjatë këtyre takimeve kryetarit Gashi i është premtuar se SPD-ja do të ndihmoi gjithanshëm në strukturimin e DSK-së si dhe ka marrë përsipër përkrahjen në anëtarësimin në PES - grupin e partive Socialdemokrate të Evropës me seli në Bruksel”, është thënë në komunikatën e DSK-së.

Kryetari i DSK-së, Begzad Gashi në fillim të vitit të ardhshëm, do të marrë pjesë në takimin e partive të majta në Wilibrand Haus, ku do të jenë të pranishme të gjitha partitë e majta nga Evropa. Në ketë takim kryetari Gashi pritet të mbajë edhe një fjalë rasti për ecurinë e DSK-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)