Gashi: Shkatrruesit e shtetit po kërcënohen përsëri!
Prishtinë, 11 janar - Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin komunal të Prishtinës, Agim Gashi, ka deklaruar se shkatrruesit e shtetit po kërcënohen përsëri!.
\"Edhe sot sorrollateshin shesheve të Prishtinës dhe qonin \"selame\" se do të vazhdojnë ta përmbysin tërë këtë shtet po se morrën pushtetin. Se do të hudhin lotsjellës në kuvend, se do t\'i mbushin strajcat me gurë e mollotov dhe do ta shkatrrojnë gjithëkend dhe çdo gjë, po se morrën pushtetin. Kohë më parë thanë se \" do të përdorin çdo mjet të mundshëm\" për t\'arritur qëllimet e tyre\", ka shkruar Gashi në rrjetin e tij social në \"Facebook\".
Sipas tij siç po shihet, janë bërë bashk nëntoka e mbitoka, moralistët e kolaboracionalistët, \"allahu ekberrët\" e të mallkuarit, \"liderët\" e të maskuarit, gurhedhësit dhe zjarrvënësit, vegjuajtësit dhe veturathyesit, e kush jo. \"Këtu, patjetër se ishin edhe \"grupi i qytetarëve anonim\" të cfilët për fillim po i djegin veturat e qeverisë e pastaj të shohim se çka do të bëjnë\", ka theksuar Gashi.