Gashi: Regjimi i vizave si pengon njohjet
Prishtinë, 22 maj - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Ibrahim Gashi, ka thënë se regjimi i vizave nuk do të ndikojë në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet të cilat i nënshtrohen këtij regjimi.
Në një intervistë për Epokën e Re, zëvendësministri ka deklaruar se Kosova do të jetë e gatshme ta zbatojë regjimin e vizave nga 1 janari i 2013-së.
Regjimi i vizave nuk do të pengojë dhe nuk do të ndikojë në procesin e lobimit dhe të njohjeve për shtetin e Kosovës, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se Qendra e Vizave do të jetë në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), për krijimin e së cilës qeveria norvegjeze ka premtuar një donacion në vlerë prej një milion e gjysmë eurosh.
Në ato vende ku Republika e Kosovës nuk ka as ambasadë e as konsullatë do ti autorizojmë shtetet mike, siç janë: Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe shtetet e tjera që të ofrojnë shërbime konsullore për dhënien e vizave të Kosovës për qytetarët që kërkojnë viza, bërë me dije Gashi.
Ai ka thënë se për implementimin e regjimit të vizave do të ketë vështirësi për shkak se në misionet konsullore të Republikës së Kosovës ska staf të mjaftueshëm.
Po ashtu, zëvendësministri Gashi ka thënë se me vendosjen e regjimit të vizave Kosova përmbush një obligim karshi procesit të integrimit evropian, sidomos procesit të liberalizimit të vizave.