Gashi: Qeveria ta mbrojë stafin e huaj diplomatik
Prishtinë, 29 qershor - Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi ka dënuar veprimet e fundit, me rastin e kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës, ku pati të lënduar edhe nga personeli i huaj diplomatik.
Gashi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kujdeset dhe të marr në mbrojtje personelin e huaj diplomatik në raste të tjera.
Ai ka thënë se DSK ndjen keqardhje dhe dënon lëndimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, nga disa qytetarë siç ka thënë ai të papërgjegjshëm.
Gashi ka thënë se skenat e tilla çfarë janë parë në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë.
DSK, i bënë thirrje partive opozitare në Kosovë që të tregojnë pjekuri parlamentare, është shprehur Gashi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka njoftuar zyra për informim e DSK-së.
Kryetari Gashi ka vlerësuar lartë procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, dhe ka uruar koalicionin e majtë për fitoren e zgjedhjeve.
DSK i është gëzuar fitores të së majtës në Shqipëri, mbase edhe Shqipëria hyri në vargun e fitores së të majtëve në Evropë. Ne urojmë liderin e PS-së, tash kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Ramën për fitore dhe njëherësh i dëshiron shumë suksese në qeverisje, ka thënë Gashi, duke shtuar se shumë shpejt do të ketë një vizitë në Tiranë, ku do të takoj liderët e së majtës.
Lideri i DSK-së, është ndalur edhe të aktivitet e partisë. Ai ka vlerësuar se DSK-ja duhet të shtojë intensitetin e punës dhe të forcojë Degët e saj në terren.
Kryetari Gashi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe vizitën e tij në Gjermani. Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ka marr mbështetje nga shumë personalitet të SPD-së për investime në Kosovë.