15 Janar 2025

Gashi: Përmendorja e UÇPMB simbol paqeje. Serbia mos të krijoj konflikt

Prishtinë, 12 janar - Kryetari i Demokracisë së Kosovës (DSK), Begzad Gashi, sot pas mbledhjes së parë të Kryesisë së partisë për ketë fillim vit, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për gjendjen në Preshevë dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Zyra për informim e DSK-së ka lëshuar një komunikatë për medie në të cilën, Gashi ka bërë thirrje që Lapidari UÇPMB-së në Preshevë duhet të shërbejë si një përmendore paqeje dhe si një simbol lidhje mes atyre dy popujve e jo si simbol konflikti.

“Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë duhet të shërbejë si një përmendore paqeje dhe si një simbol lidhje mes atyre dy popujve e jo si simbol konflikti”, ka thënë Gashi, duke kundërshtuar kërcënimet serbe për heqje me dhunë të saj.

“Ne kundërshtojmë deklaratat e kryeministrit serb se do heq përmendoren e UÇPMB-së, edhe njëherë po e them ajo duhet të konsiderohet si simbol i paqes në mes të dy popujve”,  është thënë në komunikatën e DSK-së.

Gashi ka thënë se DSK-ja i jep mbështetje dialogut në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, por ka shtruar si çështje të nevojshme që ky dialog të bëhet edhe jashtë grupeve udhëheqëse të dy shteteve.

“Demokracia Sociale e Kosovës, përkrah bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës por si platformë kemi nxjerrë më tepër bisedimet shqiptaro serbe.

Derisa isha në Berlin e kam cek këtë edhe e kanë pranuar shume mirë që të bisedohet edhe jashtë grupeve udhëheqëse të shteteve tona.

Ne kemi në Serbi shumë parti politike që janë të vogla por që janë edhe në parlament të cilët e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet edhe e bëjnë punën e  tyre në parlament”, ka thënë Gashi.

Në mbledhje  të Kryesisë së DSK-së, Gashi ka folur edhe për konsolidimin e DSK-së  në skenën politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)