Gashi nderon dëshmorët e kombit
Prishtinë, 4 nëntor- Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, i shoqëruar me disa anëtarë të kryesisë së kësaj partie të dielën ka bërë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, të varret e dëshmorëve në Gllogjan dhe në Morinë të Gjakovës.
Gashi pas homazheve në kompleksin e Jasharajve, është pritur në odën e kësaj familje nga Rifat Jashari, më të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në përgjithësi në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se fal gjakut të dëshmorëve Kosova sot, është shteti i pavarur dhe sovran, duke kërkuar që në të ardhmen ti kushtohet më shumë kujdes kategorive të dala nga lufta çlirimtare, por edhe shtresave të tjera sociale.
Gashi ka bërë thirrje që në këtë kohë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, drejtuesit e institucioneve të mos devijojnë nga rruga e dëshmorëve të kombit.