Gashi merr pjesë në punimet e Kongresit të SPD-së në Gjermani
Leipzig, 14 nëntor - Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, me ftesë të kryetarit të SPD-së Sigamr Gabriel, do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të SPD-së në Gjermani, i cili do ti zhvillojë punimet në Leipzig, më 14, 15, dhe 16 nëntor.
Pjesëmarrja e kryetarit Gashi në këtë kongres ka një rendësi të madhe për Kosovën dhe për vetë DSK-në për faktin se konfirmon rolin e saj si parti e majtë në vendin tonë. Gjatë punimeve të këtij kongresi kryetari Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi gjithashtu do të ketë takime edhe më zyrtarë të lartë gjerman, është thënë në njoftimin e DSK-së.