Gashi: Kur Albini shkon me negociu kemi me e gju me vo të prishta
Prishtinë, 11 shtator - Shkelzen Gashi ish-aktivist i Vetëvendosjes e paralajmëron Albin Kurtin se do ta gjuajë me ve të prishura. E këtë sipas tij, në ditën kur Albini shkon me negociu me Serbinë.
Në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nuk do të jetë i vetëm në aksion por bashkë me njerëz të tjerë.
Veç po e paralajmëroj Albin Kurtin që ditën që shkon me negociu me Serbinë, bashkë me plotë ish-aktivistë të VV-së, kemi me e gju me vo të prishta, shkruan Gashi.
Shkelzen Gashi është publicist dhe autor i shumë shkrimeve dhe librave.