Gashi ftohet në konferencën e SPD-së në Frankfurt
Frankfurt, 20 gusht - Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, me ftesë të kandidatit të SPD-së për kancelar të Gjermanisë, Peer Steinbrück, do të marrë pjesë më datën 23 gusht, në Konferencën me temën: Punë e mirë dhe të ardhura të mjaftueshme - për Hessen, Gjermani dhe Evropë, që do të mbahet në landin e Hessenit - Frankfurt.
Ftesën e ka nënshkruar edhe kryetari i SPD-së për landin e Hessenit, Thorsten Schäfer-Gümbel, i cili do të jetë prapë kandidat për këtë land. Kjo konferencë mbahet në prag të zgjedhjeve në landin e Hessenit, që ka për qëllim hapjen e vendeve të punës dhe sigurimin e pagave për Hessen, Gjermani dhe Evropë, është thënë në komunikatën e DSK-së.