18 Maj 2024

Gashi: DSK do të angazhohet për ndërtim të shtetit Social

Prishtinë, 27 tetor- Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), ka mbajtur të shtunën Kuvendin e parë Zgjedhor, në të cilin është zgjedhur udhëheqja e re e partisë, kryetari dhe anëtaret e Kryesisë.

Delegatët e Kuvendit të parë Zgjedhor të DSK-së, me shumicë votash kanë zgjedhur kryetar të  Demokracisë Sociale të Kosovës Begzad Gashin.

Kryetari i ri DSK-së, Begzad Gashi, pas zgjedhjes së tij, ka mbajtur një fjalim para delegatëve.

Gashi fillimisht ka përshëndetur delegatët e Kuvendit të DSK-së, për besimin që ia kanë dhënë për ta drejtuar partinë për një mandate katër vjeçar.

Gashi ka thënë se Kosova ka nevojë për parti të majta politike, sikurse DSK-ja, e cila në vete përmban një program social.

“Mirëqenia sociale është një ndër shtyllat kryesore të Demokracisë Sociale të Kosovës, edhe vete emri i saj në thelb e shpjegon karakterin dhe përmbajtjen ekskluzive të fushës sociale.\"

\"Demokracia Sociale e Kosovës  është partia politike me e re ne Kosovë me program të karakterit gjithëpërfshirës social. Ne programin tonë si parti politike e spektrit të majtë angazhohet për ndërtim  të Shtetit Social edhe në baza ligjore të karakterit kushtetues, çfarë do të thotë se ne do të angazhohemi që edhe në Kushtetutën e Kosovës te futet edhe neni i posaçëm për këtë çështje.\"

\"Në Kushtetutën gjermane në nenin 20 të Ligjit Themelor të RFGJ-së figuron se Gjermania përveçse që është shtet federal dhe demokratikë me sistem pluralist parlamentar, ai është edhe Shtet Social”, ka thënë Gashi, duke shtuar se me DSK, qytetarëve të Kosovës po u vjen një sistem i ri i qeverisjes, i bartur nga Gjermania.

Gashi udhëheqjen e Kosovës e ka quajtur jo të mirë, të paorientuar në programin social, e cila nuk përkujdeset për qytetarët.

Gashi ka drejtuar kritika në adresë të partive të djathta politike në Kosovë, të cilat sipas tij nuk kanë bërë asgjë për shtresën sociale.

“Partitë e djathta këtu, me politikat e tyre të djathta, për 13 vite i kanë lenë qytetarët në mëshirën e Zotit. Nuk kanë bërë asgjë për shtresën sociale.\"

\"DSK do të ketë fokus të veçantë ndaj familjes dhe fëmijës. Do të kujdesemi edhe për rregullimin e sistemit shëndetësor përmes sistemit social dhe të kombinuar.\"

\"Gjithashtu, përkujdesje të veçantë shtetërore për familjet e dëshmoreve, invalidët e luftës si dhe përkujdesjen dhe ndihmën për pleqtë, te hendikepuarit, jetimët dhe invalidët”, ka thënë kryetari Gashi.

Në Kuvendin e parë Zgjedhor të DSK-së, kanë qenë të pranishëm edhe përfa

qësues të partive tjera politike, përfaqësues nga OVLUCK, përfaqësues të BSPK-së, kandidati i pavarur për president të Kosovës Seremb Gjergji si dhe përfaqësuesi i FES-it Uve Lapins.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)