Garë e jashtëligjshme për Prishtinën
Ai në disa paraqitje për media ka folur se si është më i miri dhe se si do t`i mundë të gjithë kundërkandidatët në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Kandidati i AAK-së që garon për të qenë kryetarë, Besnik Tahiri, ka tetë muaj që viziton lagjet e kryeqytetit, bën paraqitje publike dhe shpalos planin e tij për qytetin kryesor të vendit.
Keq nuk ia ka lënë as kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje. Shpend Ahmeti, që është edhe nënkryetar i këtij subjekti politik, që ka organizuar performancë në stacionet e autobusëve urbanë, dhe ka mbajtur shumë tubime elektorale.
Të gjitha këto aktivitete do të ishin normale në fushatë zgjedhore. Por, fushata që, sipas ligjit zgjat një muaj, nuk ka filluar ende. Kësisoj fushata që po bëjnë aktualisht partitë është e jashtëligjshme. /Tribuna/