Garda Ceremoniale e FSK-së ngrit flamurin shtetëror
Prishtinë, 17 shkurt - Garda Ceremoniale e FSK-së ka ngritur flamurin shtetëror të Kosovës në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit.
Gjatë ceremonisë të pranishëm kanë qenë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë më pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë të Kuvendit.
Kjo është ceremonia e parë zyrtare për nder të 17 Shkurtit, ndërsa dita do të shënohet edhe me një mori aktivitetesh të tjera.