GAP propozon zvogëlimin e posteve ministrore
Prishtinë, 30 qershor - Instituti për Studime të Avancuara GAP ka publikuar analizën \"Ristrukturimi i Qeverisë\" në të cilen propozon zvogëlimin e posteve ministrore, për një Qeveri më pak të kushtueshme dhe më efikase.
Numri i posteve ministrore ka shkuar duke u rritur nga viti në vit. Qeveria e kaluar përmbante një numër rekord të ministrive, posteve të zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave.
Rritja e numrit të ministrive nuk është shoqëruar edhe me rritjen e efikasitetit në punë. Përkundrazi, shpërndarja e kompetencave të të njëjtës fushë në shumë ministri, ka ndikuar në mos-koordinim dhe rritje të shpenzimeve për paga dhe mëditje dhe për mallra dhe shërbime.
Instituti GAP, përmes analizës e cila do të publikohet ditën e martë, 1 korrik 2014, propozon një model të ri të Qeverisë, me më pak poste ministrore. Sipas modelit të propozuar nga GAP, Qeveria e re do të përbëhet prej një numri më të vogël ministrish. GAP po ashtu ofron zgjidhje se si mund të arrihet kjo.
Andaj, ftoheni që të përcillni konferencën për media, ku do të publikohet analiza e GAP me titull: Ristrukturimi i Qeverisë propozim për zvogëlimin e posteve ministrore, për një Qeveri më pak të kushtueshme dhe më efikase.
Analiza do të prezantohet nga Agron Demi drejtor ekzekutiv i GAP dhe Visar Rushiti analist i politikave.