GAP prezanton raportin për zbatimin e MSA-së në nivel komunal
Prishtinë, 16 tetor - Instituti GAP organizon konferencën ku do të prezantojë raportin "Zbatimi i MSA-së në nivel komunal - të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.
Instituti GAP ka zhvilluar një hulumtim në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës për të parë se cilat janë obligimet e pushtetit lokal në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).
Raporti pasqyron të arriturat dhe sfidat që kanë komunat në zbatimin e MSA-së, si dhe ofron një varg rekomandimesh, me theks të veçantë rreth fuqizimit të zyrave komunale për integrime evropiane.