GAP prezanton hulumtimin për mos zbatimin e ligjeve nga komunat
Prishtinë, 21 qershor - Instituti GAP organizon sot një konferencë për media me temë \"Sa i zbatojnë ligjet komunat e Kosovës?\".
Në këtë konferencë Instituti GAP do të prezantojë të gjeturat e hulumtimit rreth nivelit të zbatimit të ligjeve nga komunat e Kosovës.
Hulumtimi është zhvilluar në 32 komuna të Kosovës, me ç\'rast janë intervistuar 140 drejtorë dhe zyrtarë të lartë të komunave.
Të gjeturat tregojnë se mos zbatimi i ligjeve është më i theksuar në fushën e administratës publike, atë të shërbimeve publike dhe atë të urbanizmit.
Instituti GAP ka identifikuar pengesat që kanë komunat në zbatimin e ligjeve, si dhe ka analizuar nivelin e konsultimit të komunave nga institucionet qendrore gjatë procesit të bërjes së ligjeve.
Studimi ofron edhe një varg rekomandimesh me qëllim të rritjes së nivelit të zbatimit të ligjeve nga ana e komunave.