GAP me raport për komunat e veriut të Kosovës
Prishtinë, 13 shtator - Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj raportin Qeverisjen në katër komunat e veriut të Kosovës
Instituti GAP gjatë konferencë do të bejë prezantimin e raportit për zhvillimet në komunat e veriut të Kosovës, me theks të veçantë pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në nëntor të 2013.
Raporti fokuson ecurinë e konstituimit të organeve komunale në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, pasqyron shuarjen ose jo të organeve paralele në këto komuna.
Njëkohsisht ky raport ofron të dhëna për formën dhe numrin e personave që tërheqin paga të dyfishta, tregon për shumën e buxhetit të Kosovës që shfrytëzohet dhe shpenzohet nga komunat e veriut të Kosovës si dhe ofron të dhëna për Fondin e Veriut.