19 Janar 2025

GAP dhe BIRN ua rikujtojn premtimet kryetarëve të komunave

Prishtinë, 24 mars - Instituti GAP dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), i dërguan letër Kryetarëve të Komunave të Kosovës duke ua rikujtuar premtimet që i dhanë kur ata ishin kandidatë për kryetar të komunave në fund të 2013-ës.

Premtimet që ishin dhënë gjatë debateve televizive “Jeta në Komunë” u dorëzuan në formë të shkruar dhe u fokusuan në ato zotime që kandidatët i bënë gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe ato të raundit të dytë me 1 dhjetor 2013.

GAP dhe BIRN, që në partneritet monitorojnë premtimet e kandidateve për kryetar të komunave që nga viti 2007, kërkojnë nga kandidatët që të jenë të përkushtuar në përmbushjen e këtyre zotimeve ndaj një elektorati të kthjellët që në zgjedhjet e 2013 vendosi t’i ndërroj mbi 50% të kryetarëve të komunave. Një elektorat i tillë që e dënoi dhe e shpërbleu çdo parti politike në Kosovë në mënyrën e vet, do të jetë një aleat tjetër i fortë i shoqërisë civile në mbikqyrjen e  punës së kryetarëve të komunave.

Pasi po bëhen përafërisht 100 ditë që kur kryetarët e komunave kanë ardhur në pushtet, që tash e tutje GAP dhe BIRN do të monitorojnë, vlerësojnë dhe raportojnë sistematikisht në lidhje me ecurinë e përmbushjes se premtimeve të dhëna nga ana e kryetarëve të komunave.

Ky vlerësim do të bëhet në mënyrë periodike deri në përfundim të mandatit të nisur nga ana e Kryetarëve të Komunave.

Përmbushja e premtimeve të dhëna konsiderohet thelbësore për ngritjen dhe forcimin e llogaridhënies e vendimmarrëseve ndaj qytetarëve, si dhe rritë besimin se fjala publike paraqet zotim i cili nuk mund të anashkalohet.

Bashkangjitur me këtë email po ju dërgojmë edhe premtimet e kryetarëve të 27 komunave të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)