GAP dhe BIRN publikuan 7 raportet e para për problemet komunale
Prishtinë, 20 shtator - Instituti GAP në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) kanë publikuar sot në Gjilan raportet për Regjionin e Anamoravës që përfshinë komunën e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, Parteshit, Kllokotit, Ranillugut dhe Novobërdës.
Raportet pasqyrojnë problemet aktuale që hasen në terren në këto komuna dhe që lidhen drejtpërdrejti me kompetencat e qeverisjes lokale.
Njëherazi brenda secilit raport ofrohet një pasqyrë e trendëve buxhetore në vitet e fundit si dhe vlerësimet për ecurinë e buxhetit në këto komuna për periudhën 2014-1016.
Hulumtimi i Institutit GAP në regjionin e Gjilanit ka evidentuar 46 probleme në shtatë komuna të kësaj ane, në 142 lokacione të ndryshme.
Theks të veçantë brenda raporteve zënë edhe sferat ku këto komuna do të duhej që në katër vitet e ardhshme ti kushtonin vëmendje me qellim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes.
Identifikimi i problemeve që kanë qytetarët në këto shtatë komuna dhe adresimi i tyre në opinion bëhet me qellim që autoritetet e ardhshme në këto komuna të dala nga zgjedhjet e nëntorit ti kategorizojnë ato në prioritetet për tu zgjidhur.
Në ditëve në vijim, GAP dhe BIRN do ti publikojnë raportet për komunat edhe në regjionin e Prizrenit, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës.
GAP dhe BIRN do tua dorëzojnë këto raporte edhe personalisht të gjithë kandidatëve për kryetar komunash në të gjitha komunat e Kosovës.