28 Prill 2024

Gana e njeh Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 23 janar - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media konfirmoi se Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës, është marrë sot, nga Qeveria e Ganës, ndërsa zyrtarisht i është komunikuar atij nga ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Alhaji Muhammad Mumuni.

Ashtu siq është komunikuar nga zëvendëskryeministri Pacolli, njohja nga Gana, ka ardhur pas një aktiviteti të ngjeshur diplomatik, që zëvendëskryeministri Pacolli, ka zhvilluar në këtë shtet.

“Gana ka qenë njëri ndër shtetet më të vështira të Afrikës, pasi që ndikimi i fqinjëve tanë veriorë ka qenë i madh. Megjithatë kemi arritur që të bëjmë një punë të mirë. Unë në dhjetor të vitit të fundit, në New York, zhvillova një takim edhe me Presidentin e këtij shteti, John Ata Mills, ndërsa kam pasur disa takime me ministrin e punëve të jashtme Mumuni. Jam i lumtur që njohja nga Gana, erdhi dhe unë jam optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.

Ai gjithashtu ka thënë që se shpejti do të filloj me një turne tjetër lobues për njohejen e shtetit te Kosovës

Gana bëhet shteti i 86-të anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)