Gana dërgon notën verbale për njohjen e Kosovës
Prishtinë, 24 janar - Zyra e zëvendëskryeministrit të Qeverisë se Republikë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gana ka dërguar notën verbale të njohjes.
Zëvendëskryeministri Pacolli, dje në një konferencë për media konfirmoi se Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës.
Gana bëhet shteti i 86-të anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.