01 Maj 2024

Fyle sot shpall fillimin e studimit të fizibilitetit

Prishtinë, 27 mars - Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle sot në Prishtinë do të shpall zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.


Studimi i fizibilitetit, synon të identifikojë fushat ku Kosova duhet të bëjë progres të mëtutjeshëm, në mënyrë që të mund të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me BE-në. Kjo marrëveshje, është hap i parë nëpërmjet të cilit synohet që të arrihet statusi i shtetit kandidat për anëtarësim në BE.

Studimi i fizibilitetit do të sigurojë një hulumtim gjithëpërfshirës për integrimin e mëtejshëm  të Kosovës në kornizën e politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri Füle zyrtarisht do të shpall fillimin e studimit të fizibilitetit në takimin e parë Këshillit të sapothemeluar Kombëtar të Kosovës për Integrim Evropian.

Ky Këshill është një organ këshillëdhënës dhe konsultativ që paraqet një forum gjithëpërfshirës për diskutimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Ai ka për qëllim që të krijojë një konsensus kombëtar për agjendën reformuese të BE-së.

Në adresimin e tij para këtij Këshilli, Komisioneri Füle do të flas për rëndësinë që ka studimi i fizibilitetit dhe për nevojën për t’iu qasur agjendës evropiane në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

Ai po ashtu do të zhvillojë takime edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi dhe do të takohet edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë: dy zëvendës kryeministra,  Ministren e Integrimit Evropian dhe Ministrin e Brendshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)