Fyle mbështet dialogun me Serbinë
Fule shprehet se mbështet dialogun me Serbinë dhe progresin e arritur për përmbushjen e kritereve afatshkuarta për MSA.
Porosia ime kryesore për ta dhe për tërë Kosovën është se unë i mbështes përpjekjet e juaja në dialogun me Serbinë dhe e çmoj përparimin e mirë që është bërë për të përmbushur prioritet afatshkurtra nga studimi i fizibilitetit për një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit. , ka theksuar Fule.
Sipas tij, çdo marrëveshje e arritur për normalizimin e raporteve mes dy vendeve do të ndikojnë pozitivisht në vendet e BE-së që nuk e kanë njohur akoma Kosovën.
Duhet të vazhdojmë me procesin e normalizimit të marrëdhënieve, çdo marrëveshje e arritur do të ketë kuptim pozitiv në njohjen nga pesë shtetet. Kurr nuk kam thënë që nuk do të ketë shpërblim për Kosovën, marrëveshja do të ishte e mire nëse ndodh për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje e cila do të plotësojë aspiratat për integrim në BE të dy vendeve, ka theksuar Fule
Kosova sipas tij duhet të tregoj edhe më shumë guxim tani. Kërkohen më shumë përpjekje në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në reformën elektorale dhe për zhvillim ekonomik.
"Vazhdimi i reformave dhe përmirësimi i marrëdhënieve janë dy anët e së njëjtës medalje. Pa to, nuk mund të ketë Kosovë të lulëzuar dhe të begatë në paqe me veten dhe me fqinjët në rrugë për në Evropë. Jam i sigurt se ju mund tia dilni dhe për këtë ju keni mbështetjen tonë të vazhdueshme", ka theksuar në fund Fule.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës që të vazhdojë të jetë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë.
"Sot kemi biseduar për tri çështje konkrete, që shkurtimisht mund të them, e para ka qenë lidhur me për procesin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për çka duhet të them që Republika e Kosovës ka përfunduar kriteret afatshkurta, dhe tani më jemi në fazën ku ne presim hapa konkret gjatë muajit prill edhe nga Komisioni Evropian."
"Besoj që në muajt e ardhshëm do të jemi të aftë që të fillojmë një proces të tillë që është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Kosovën. Nga ky proces do të vazhdojmë me plotësimin e kritereve afatmesme", ka thënë Kuqi.
Po ashtu sipas Kuqit është biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar në veçanti për detyrat që duhet ti plotësojnë institucionet e Kosovës, Republika e Kosovës, por edhe të gjithë mekanizmat tjerë në Kosovë.
Por siç ka thënë ai qeveria ka kërkuar për dy proceset një përshpejtim të dinamikës së tillë të dyanshme, edhe nga ne që të plotësojmë detyrat tona, por njëkohësisht edhe nga institucionet e BE-së që të ndihmojnë në këtë proces, që të jetë sa më i shpejt, sa më i shkurtë, por natyrisht efektiv dhe duke i plotësuar detyrat.
Tema e tretë, e pashmangshme, që lidhet edhe me vizitën e komisionarit në rajon, ka të bëjë me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
"Në emër të Qeverisë së Kosovës i shpreha gatishmërinë Qeverisë së Republikës së Kosovës, që nesër të jemi konstruktiv në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që Qeveria e Republikës, respektivisht kryeministri, do të shkoj me vullnet që të arrij marrëveshjen në mes të dy vendeve tona, me qëllimin tonë më të mirë, që të kemi paqe, stabilitet dhe normalizim të raporteve në mes të dy vendeve tona", ka pohuar Kuqi.
Ndërkaq Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka theksuar se "ajo çfarë ne e siguruam komisionerin është që Kosova do të vazhdoj të prodhoj argumente, që puna e tij të jetë më e lehtë, që tiu ndihmojmë më shumë që ju të jeni në gjendje të shtyni përpara agjendën evropiane për Kosovën."
"Një relacion i cili është definuar deri vonë nga ne, ka marrë një trajtë konkrete kohëve të fundit, pas Studimit të Fizibilitetit dhe përmbushjes së kritereve afatshkurta nga ana jonë. Presim materializimin e relacionit, përkatësisht hyrjen në marrëdhënie kontraktuale përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si hap të parë drejt anëtarësimit në BE.", ka pohuar Çitaku.