22 Janar 2025

Fyerja publike për ish të dënuarit politikë e papranueshme

Prishtinë, 14 tetor - Kohë më parë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri ka fyer rëndë të gjithë ish të burgosurit politikë të cilët i ka cilësuar si njerëz jonormalë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vlerëson se pohimet e saj i ka mbështetur gjoja në të gjeturat shkencore mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk e arsyeton deputeten Gaxherri për këtë fyerje të rëndë që ia drejton atyre që u sakrifikuan shumë duke kaluar nëpër tortura çnjerëzore që ndaj tyre e bënte policia serbe me bashkëpunëtorët shqiptarë dhe duke kaluar dekada e dekada burgje në llogoret e ish Jugosllavisë.

Kjo fyerje sipas KMDLNJ-së përveç se përbënë gjuhë të urrejtjes e cila sanksionohet me ligjet në fuqi është edhe një racizëm verbal i deputetes në fjalë.

Për KMDLNj-në është e çuditshme heshtja dhe mos reagimi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë ndaj fyerjeve që u bëhet të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate që përfaqëson dhe mbron interesat e kësaj kategorie shumë sakrifikuese.

\"Deputetja Gaxherri i detyrohet një kërkim falje publike ish të burgosurve politikë për fyerjet dhe nënçmimet që ua ka bërë në një përballje publike në të kundërtën SHBP do të duhej ta bëjë një kallëzim penal pranë prokurorisë përkatëse në mbrojte të anëtarësisë së gjerë.\"

\"Llogaritet se janë dhjetëra mijëra shqiptarë që kanë kaluar nëpër duart e sigurimit jugosllav ndërsa një numër i madh i tyre është mbajtur në izolim, është dënuar për kundërvajtje, me burgim afatgjatë, janë mbytur në torturë apo kanë mbetur me pasoja të përjetshme për shkak të aktiviteteve politike.\"

\"Kuvendi i Kosovës, por edhe subjekti politik anëtare e së cilës është deputetja Gaxherri duhet të distancohen nga kjo deklaratë fyese, nënçmuese, mohuese dhe raciste e deputetes në fjalë\", thekson KMDLNJ.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)