Fushë Kosova, vendtakimi i radhës i deputetëve me qytetarë
Prishtinë, 3 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare vazhdon me organizimin e Ditëve te Kuvendit.
Gjatë takimeve publike nëpër qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.
Deputetët pjesëmarrës: Doruntinë Maloku-Kastrati - LDK, Flora Brovina - PDK, Fitore Pacolli - Dalipi - LVV, Ahmet Isufi - AAK, Shqipe Pantina - PSD dhe Haxhi Shala - Nisma. ​