18 Janar 2025

Fushata zgjedhore, partitë ankohen për njëra-tjetrën

Prishtinë, 6 tetor - Kanë kaluar pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore dhe partitë që garojnë në 3 nëntor kanë filluar ankesat ndaj njëra-tjetrës, kryesisht për grisje të posterave të kandidatëve për kryetarë komunash.

Vetëm për dy ditët e para të fillimit të fushatës, subjektet e ndryshme politike kanë dorëzuar 22 ankesa te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP); 29 të tilla janë dorëzuar para fushatës.

Gazeta \"Zëri\" shkruan se partitë kanë bërë ankesa duke dëshmuar madje se kandidatët për kryetarë të komunave dhe shtabet e tyre zgjedhore kanë pak njohuri për Ligjin e Zgjedhjeve, i cili ua ndalon të bëjnë reklama me afishe nëpër objektet e institucioneve publike.

Sipas përfaqësuesve të partive politike që kanë kallëzuar në PZAP, disa nga partitë që po marrin pjesë në zgjedhje si: PDK, LDK, AAK, AKR, Nisma Qytetare për Ferizaj –NQ, afishet po vendosen nga qytetarë të angazhuar nga partitë, të cilët e bëjnë këtë pa pasur drojë se mund të vëzhgohen, apo dënohen nga dikush.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)