06 Maj 2024

Fuqizimi i rolit të gruas në politikë, ekonomi, arsim dhe shkencë

Prishtinë, 23 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim gratë përfaqësuese të komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile.

Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë Maureen Shauket, u bisedua për format e fuqizimit të rolit të gruas në politikë, ekonomi, arsim dhe në shkencë.

Në takim u trajtuan çështje të ndryshme të cilat i preokupojnë gratë në Kosovë dhe u theksua nevoja e fuqizimit më të madh të rolit të gruas, pasi që u konstatua se investimi në gruan është investim në të ardhmen e Kosovës.

Pjesë e bisedës ishin edhe propozimet për format më të mira të bashkëpunimit midis Zyrës së Presidentes së Republikës dhe grave në biznes, arsim, shkencë dhe shoqëri civile.

Presidentja Jahjaga, duke ritheksuar përkushtimin e saj për çështjet gjinore, i njoftoi të pranishmet edhe me përgatitjet për Konferencën Ndërkombëtare të Gruas. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)