04 Qershor 2023

Fuqizimi i gruas në politikë, thelbësor për ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme

Prishtinë, 6 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Panamasë, Erika Mouynes.

Në takim me Ministren Mouynes është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve tona për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme, duke përfshirë mbështetjen e palëkundur të Panamasë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Mouynes kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratik, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe ministrja Mouynes i janë drejtuar një audience akademikësh dhe diplomatësh në një panel të përbashkët mbi rolin e gruas në politikë. 

Presidentja deklaroi që fuqizimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e demokracive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. “Përpjekjet tona nuk do të pushojnë deri atëherë kur vajzat e gratë do të ndihen që kontributi dhe roli i tyre në shoqëri është i njohur dhe i vlerësuar”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.​


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)