23 Janar 2025

Fuqia e parasë: Gazetari s’mund ta fitojë gjyqin kundër Behxhet Pacollit

Prishtinë, 21 korrik - Gazetari Altin Ahmeti, ka paditur Behxhet Pacollin për shkëputje të kontratës në mënyrë të njëanshme, pa përfilluar asnjë procedurë ligjore. Padia është bërë para 8 vjetësh, kur Kosova nuk kishte shpallur ende pavarësin ndërsa rasti është duke vazhduar.

Gazetari Altin Ahmeti, i cili tashmë punon si kryeredaktor në www.rtklive.com, shkroi më herët në facebook-un e tij se është e pamundur të fitojë gjyqin kundër biznesmenit Behxhet Pacolli, i cili për disa kohë shërbeu si President i Kosovës dhe zv.Kryeministër.

Pacolli, financonte dhe botonte gazetën Lajm, ku Altin Ahmeti ishte gazetarë dhe redaktorë i rubrikës së Ekonomisë, ndërsa gazeta menaxhohej nga vëllau i Behxhetit, Selim Pacolli.

“Sa e vështirë është të fitosh një seance gjyqësore, ku për palë e paditur është një kompani mediatike që financohej nga ish Presidenti dhe zv. Kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, por që juridikisht menaxhohej nga vëllau i tij. Padia është bërë para pavarsisë së Kosoves, në 2007, ndërsa një vit me voneë Gjykatesja Manushe Karaqi arriti Ujdi gjyqësore. Ujdia u vulos dhe u nënshkrua nga gjykatësja, pasi kishte biseduar me palën e paditur dhe u protokollua. Disa muaj më vonë u refuzu nga pronarët mediatikë me arsyetimin se dëshirojm të ndjekim rrugën gjyqësore. Rruga gjyqësore u ndoq… lënda u fsheh për të dale sërish….. U ndërruan gjykatësit, avokatët.. Kam ndërruar edhe Une. Tani jemi në 2015. Me pëlqeu vendimi i fundit i gjykatës, e cila vendosi sërish ta shtyej vendimin. Nuk jam me as unë i interesuar të përfundojë. Dua të hyjë ne historinë e gjyqësorit në Kosovë”, shkroi gazetari Altin Ahmeti në Facebook, duke publikuar edhe vendimet e Gjykatës.

Gjyqet në Kosovë zakonisht zgjasin shumë, por ato stërzgjaten kur kemi të bëjmë me persona politikisht të fuqishëm, sikurse në rastin e biznesmenit Pacolli.

Shuma që ka kërkuar Ahmeti në padinë e tij biznesmenit Pacolli është qesharake për fuqinë financiare që ai ka, 6 rroga nga 900 euro apo 5.400 euro.

Gjykata ka vlerësuar se Pacolli bëri shkelje kur hoqi nga puna gazetarin pa asnjë arsyetim sepske kishe edhe 6 muaj kontratë valide.

Këtë vendim e mori edhe Gjykatësja Manushe Karaqi, e cila hartoi dhe vulosi një Ujdi Gjyqësore, ku Selim Pacolli duhet ta paguante detyrimin. Por, ai nuk erdhi asnjëherë për ta nënshkruar, megjithse ishte dakorduar me Gjykatësen.

Gjykatësja e e vulosi dhe protokolloi lëndën, duke kryere shkelje të rëndë, pasi Ujdia Gjyqësore nuk ishte nënshkruar nga Pacolli.

Përballja e fundit mes gazetarit dhe Pacollit ishte para dy javësh, ndërsa Gjyqi Vazhdon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)