Fule sot viziton Kosovën
Vizita e tij vjen pak ditë pasi që Kosova dhe Komisioni Evropian përmbyllen negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit, nënshkrimi i së cilës pritet të muaj në vazhdim.
Negociatat për këtë marrëveshje pasuan marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Këto bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian i dhanë Serbisë mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Fule i cili qëndroi dje në Beograd, tha se kjo është një periudhë thelbësore për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Ai tha se janë tri përparësi para Serbisë në muajt e ardhshëm: reformat ekonomike, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit si dhe përkushtimi ndaj normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit në rajon.